Lutfi Haziri: Këto dy vite parametrat zhvillimorë janë të dukshëm

0

 

Lutfi Haziri është për një kohë të gjatë Kryetar i Komunës së Gjilanit, me të tretin mandat prej pas luftës dhe ka merita të mëdha për zhvillimin e përgjithshëm të Komunës tonë, të qytetit dhe rrethinës, si dhe ka afirmuar mjaft anën tonë në nivel të
Kosovës e më gjërë. Tani Gjilani ka ndryshuar shumë për mirë, është bërë qytet bashkëkohor, me ndërtime komplekse e infrastrukturë të Zonës Industriale. Gjilani tani ka pamje bashkëkohore, ma asfalt në çdo rrugë e rrugicë, me shërbimet komunale për të gjithë, e që këto shërbime janë bartë edhe në fshatra. Punësimi në sektorët e ndryshëm të ekonomisë është rritur dhe standardi i qytetarëve është ngritur. Kemi tani në Gjilan edhe hyrjen e daljen me udhë dykahëshe dhe bashkëkohorizimin e shërbimeve të trafikut. Në përgjithësi Gjilani tani është një qytet bashkëkohor me të gjitha mundësitë për jetë dhe punë të qytetarëve tanë!… Për këtë dhe zhvillimet e radhës që priten të bëhen për vitin 2020, intervistuam kreun e kësaj Komuneje, Lutfi Hazirin, i cili për Agjencionin e Lajmeve “Gjilani.Info” dhe lexuesit e këtij portali, ndër tjerash tha se këto dy vite parametrat zhvillimorë janë të dukshëm.

Gjilani.Info: Çka mund të na thuani për Planet e Zhvillimit të Komunës tonë për
vitin 2020 ?

Lutfi Haziri: Në Planin Zhvillimor 2020, është vazhdimi i punimeve në autostradën
Gjilan-Prishtinë dhe Gjilan-Konçul, duke përfshirë edhe Qarkoren e Re të Gjilanit,
në atë të fillimit të punimeve Gjilan-Prishtinë në segmentin 7.2 km dhe vazhdimi i punimeve prej Livoqit të Ulët në drejtim të Kllokotit. Në infrastrukturën në qytet do të punohen rrugët e qytetit me prioritet sipas marrëveshjes që e kemi dhe buxhetimit dhe rrugët e fshatrave malore, siç janë: Stançiqi, Burica, Lipovica, Sllubica dhe Bukoviku.
Ndërsa, sa i përket infrastrukturës së fshatrave, vazhdojmë të punojmë në parimin e modelit, “fshatit model”. Në Përlepnicë dhe Cernicë do të vazhdojmë të implementojmë programet e punës. Vazhdimësia do të jetë Pograxhë, Dobërqan, Zhegër, Livoq i Epërm, Livoq i Poshtëm, Bresalc -në Lagjën e Shasivarëve, si dhe në vendbanimet tjera.

Gjilani.Info: Cilat janë përparësitë kryesore të zhvillimit ?

Lutfi Haziri: Infrastruktura, siç janë: rrugët, ujësjellësi, zgjidhja e problemit të
thatësisë, ndërtimi i pendave dhe gjetja e burimeve të ujit. Energjia, -ofiçienca e
cila duhet te zbatohet. Krijimi i një ambienti për zhvillim lokal ekonomik vie edhe
nga stabiliteti politik, por edhe nga infrastruktura më e mirë. Kështu, në këtë
rrafsh po punojmë që në qytet për shembull: -Tregu i Gjelbër, Stadiumi i Qytetit,
Kampusi te Shkollat e Mesme, ndërtimi i shtratit të lumit, – janë jo vetëm
investime publike që i zgjidhin problemet, por edhe e zhvillojnë ekonominë
familjare dhe largojnë natyrshëm përdorimin e veturave, sepse shkurtimi i rrugës
prej Dardanisë për Qarkore në rrugë të Prishtinës deri te Zabelit të Sahit Agës
është jashtëzakonisht i dobishëm.

Gjilani.Info: Po të arriturat dhe sukseset ?

Lutfi Haziri: Besoj se në këtë vit -dhe në vitin e ardhshëm do të arrijmë të
përfundojmë shumicën e punimeve që i kemi planifikuar në programin qeverisës.

Gjilani.Info: E përgjegjësia e qytetarëve tani, -20 vjet në liri ?

Lutfi Haziri: Unë jam falënderues gjithmonë! Gjilani ka treguar jo vetëm qytetari, por ky komunitet është shumë i kulturuar! Tifozllëku në sport tashmë është i njohur në Evropën Juglindore. Jemi kategorizuar si qyteti prej 10-ve më i mirë ! Teatri, më interesant dhe më i shikueshëm në Flakën e Janarit në kuadrër të Talia Flakës, dramës shqipe -dhe shumë aktivitete kulturore. Lojalë dhe solidarë në çdo situatë, pagues
të rregullt të taksave dhe tatimeve… E bëjnë Gjilanin krenar edhe me sigurinë dhe
paqën që ka.

Gjilani.Info: Po për ekonominë në Komunën tonë çfarë mund të na thuani ?

Lutfi Haziri: Këto dy vite parametrat zhvillimorë janë të dukshëm. Kemi ndërrim të
ambientit, ku edhe privatizimi dhe zhvillimi ekonomik lokal dhe privatizimi i
sektorëve të mëdhej kanë filluar për të dhënë rezultatet. Edhe ato asete që janë
në privatizim -presim për të dhënë pritjet e saja. Por, të jetë edhe një vend ku
mund të investohet dhe mund të punohet shlirë. Krenar na bëjnë investimet që vijnë kryesisht nga komuniteti dhe diaspora,- gurbetqarët tanë por edhe investitorët e huaj, të cilët në Gjilan kanë gjetë vend të sigurtë për investime.

Gjilani.Info: Ju lutem z. Kryetar, të na thuani edhe diçka për industrinë, tregëtinë,
komunikacionin, kulturën dhe sportin në komunën tonë?

Lutfi Haziri: Realisht nuk i ndaj. Na kanë vendosë në kalendarin kombëtar me
aktivitet. Jo vetëm që jemi kampion dhe pjesëmarrës në garat evropiane por edhe
aktivitetet përmbrenda, që na bëjnë krenar. Teatri i qytetit është treguar si
institucioni kulturor më i suksesshmi. Ekonomia lokale -në zhvillim e sipër, -dhe
natyrisht, -pres që zhvillimet në infrastruturë ti japin edhe një dimension tjetër
zhvillimit.

Gjilani.Info: Keni për të thënë edhe diç në përmbyllje të kësaj interviste, zotëri
Kryetar?

Lutfi Haziri: Falemnderit portalit, Gjilani.Info, i cili me krenari mban emrin e
qytetit!

Gjilani.Info: -Ju faleminderit për intervistën, zotëri Kryetar. -Shendet dhe suksese!

PËRGJIGJU