Sot ndeshja Kosovë – Slloveni, drejtpërdrejt në RTK

0

 

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave do të luajë sot ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021.

Përballë dardaneve do të jetë Sllovenia, kombëtare e cila në ndeshjen e parë të luajtur vitin e kaluar kishte fituar 5:0. Me të njëjtin rezultat vashat tona u mposhtën edhe nga Rusia katër ditë më parë në Wiesbaden. Megjithatë, në dy ditët e kaluara përzgjedhësja Afërdita Fazlija me stafin e saj kanë punuar në evitimin e gabimeve të shfaqura në ndeshjen e kaluar, në mënyrë që në ndeshjen e sotme të paraqitet sa më denjësisht.
Ndeshja Kosovë – Slloveni zhvillohet sot në orën 18:00 në stadiumi “Fadil Vokrri” dhe hyrja për tifozë është falas, derisa  RTK do ta bëjë transmetimin e drejtpërdrejt të këtij dueli.

PËRGJIGJU