S’votohet Projektbuxheti për vitin 2020, Komisioni nuk ka kuorum

0

 

Komisioni për Buxhet dhe Transfere në mungesë të kuorumit nuk ka votuar Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Ndryshe Ministria e Financave i ka ndarë komunave buxhet shtesë nëse eventualisht hyn në fuqi Ligji për Paga.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka thënë se në Projektligjin për Buxhetin e vitit 2020 janë ndarë edhe mjetet për paga nëse eventualisht gjatë vitit hyn në fuqi Ligji për Paga.

Ai tha se mjetet shtesë aktualisht Komunat do t’i mbajnë në një fond rezervë.

“Kemi kërkuar që pjesa e mjeteve shtese për paga të shkoj në fondin rezervë të komunave që nëse hyn në fuqi ligji ato t’i kenë mjetet për paga sipas Ligjit për Paga”, tha ai.

PËRGJIGJU