Respekt e nderim për Njazi Azemin-Komandant “Mjekrra” në 19-vjetorin e rënies

0

 

Dëshmori i kombit Njazi Azemi-Komandant “Mjekrra” është përkujtuar sot me nderime të larta institucionale dhe shoqërore, në 19-vjetorin e rënies.

Përfaqësues të pushtetit lokal të prirë nga kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, të Policisë së Kosovës dhe familjarë, kanë vendosur kurora me lule dhe i kanë bërë nderime tek varri i tij në Varrezat e Dëshmorëve, në Viti.

Kontributi kombëtar dhe sakrifica e Njazi Azemit për liri, u vlerësua lart nga të pranishmit. Sipas tyre, gjeneratat e reja duhet të rriten dhe të edukohen me idealin e heroit Nijazi Azemi dhe të gjithë dëshmorëve të kombit.

Nijazi Azemi-Komandant “Mjekrra”, ka rënë dëshmorë në Stanec të Preshevës më 26 mars 2001, si komandant i Brigadës 115 “Karadaku” të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB).

Çdo vit në Komunën e Vitisë për nderë të tij organizohet Manifestimi “Flakadani i Karadakut”, i cili karakterizohet me aktivitete të shumta kulturore e sportive. Këtë vit ky manifestim u anulua, shkaku i gjendjes së krijuar pas përhapjes së pandemisë me Koronavirus./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU