Nuk ka dokument të përgatitur për Kosovën, s’ka pasë as në Rambuje e Vjenë

0

 

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se dita e djeshme ka qenë e rëndë për Kosovën.

Sipas tij çdo Qeveri meriton që të kalojë 100 ditë të jetëgjatësisë së saj, ndërsa ajo e djeshmja ku ka qenë pjesë edhe LDK, Haziri ka theksuar se ka rënë për shkak të veprimeve të njëanshme të Kryeministrit Albin Kurti – shkarkimi i Agim Veliut dhe mos heqja e tarifës ndaj mallrave serbe, njofton Klan Kosova.

Për atë që Kurti tha dje se ekziston një marrëveshje e gatshme Kosovë-Serbi.

“Kurti tha nuk i kam parë dokumentet sekrete”.

“Nga ajo që unë bashkëpunoj me qendra politike të jashtme, për Kosovën dokumente të përgatitura nuk ka, nuk ka pasë as në Rambuje, as në Vjenë”.

“Dokumenti i Rambujesë ka qenë katastrofal, Pakoja e Ahtisaari nuk ka qenë ideale, por e ka njohur të drejtën e popullit për të qenë i pavarur. Edhe tash jemi në situatë të njëjtë mos të flasim për konspiracione”.

PËRGJIGJU