Demostratat e vitit 1981, me kulmimin më 1 e 2 prill

0

 

Demostratat e vitit 1981, më 11 mars, mandej më 24 mars, si dhe më 1 e 2 prill, ndodhën me tërë masivitetin, duke inkuadruar më në fund në mesin e studentëve edhe klasën punëtore atë kohë. Inkuadrimi nisi sëpari individualisht me studentët, e u bë masovikisht me punëtorët e Kombinatit Nndërtimor “Ramiz sadiku” në Prishtinë.

Në ato ngjarje të rënda por të lavdishme në historinë e popullit tonë, pushteti vrau 9 demostrues, plagosi 15, e me qindra arresoti e burgosi, ndëshkoi e dënoi me vite e vite burg të rëndë politik.

Forcat e pushteti patën 2 të vrarë dhe 17 të plagosur.

Në shënimet historike te ne të shumtën pushteti identifikohet me termin “forcat serbe” që nuk është i vërtetë, sepse në ato forca të pushteti shumica ishin shqiptarë. Kështu në mënyrë të paskrupulltë fshihet me gomë e kaluara dhe ri shkruhet me cenzurë të re!

Atë kohë u shpall Gjendja e Jashtëzakonshme në Kosovë, me orë policore e kufizime tjera, sa dhe dy veta ndalohej të ishin bashkë në vend publik. Pushteti ndali edhe mësimin nëpër shkolla deri në universitet. U ndalua edhe shërbimi postar dhe telefonik dhe milicia e ushtria kontrollonin gjithë Kosovën.

Në këto demonstrata populli i Kosovës u ngrit kundër shtypjes, shfrytëzimit, padrejtësisë dhe represionit të përjetuar nga pushtuesi jugosllav. Kërkesat e demonstratave u paraqiten edhe përmes parullave, siç ishin: “Kosova kosovarëve”, “Duam Republikë”, “Republikë kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”, “E duam flamurin kombëtar”, “Duam bashkimin e trojeve shqiptare” e të tjera parulla.

Me demostratat e atij viti përfundimisht u nda e kaluara dhe u hoq nga jeta e kombit,
duke qenë e tillë pjesë e robërisë, e të cilën kombi e hoqi, në udhëtimin e tij drejt lirisë.

Ishte ajo kohë, pas shkuarjes së Titos, i cili kishte mbetë i pazëvendësueshëm për sistemin shtetëror jugosllav dhe kur pas vdekjes së tij e tërë federate jugosllave u shkapërderdh shpejt, por që në Kosovë nisi dhe u kry ajo shkapërderdhje.

Udha deri te liria ishte shumë e rëndë, e paçmueshme dhe e pakrahasueshme me asgjë –me vuajtje e pësime, por që brez pas brezi në tërë historinë u renduan truprat e njerëzve të këtij vendi, në dëshirat e zjarrta të tyre për lirine, e cila më në fund erdhi, në pranverë të vitit 1999. /GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU