Epidemia dhe rinimi i natyrës

0

 

Me epideminë, që u bë botërore –pandemi, me një emër mistik në sipërfaqe, -“Corona –virus”, krahas fatkeqësisë, -në radhë të parë vdekjes së njerëzve në masë, ndodhi e po ndodhë edhe një mrekulli në natyrë në mbarë botën!

Fatkeqësia që përfshiu një vend stërurban në Kinën e stërpopulluar dhe me industri të kapërcyer mundësive të natyrës, -kjo fatkeqësi pasi bërë kërdi në Vuhan atje të Kinës, u perhap nëpër botë, duke sjellë fatkeqësi në jetët e njerëzve të shumtë dhe duke ndalur të gjithë botën urbane e të stërindustrializuar.

E tërë bota stërindustriale u ndal përnjëherë thuajase dhe u fut në karantinë, vetë, e detyruar, për të mbrojtur jetën e njerëzve, përndryshe përmasat e përhapjes së virusit të epidemisë u pa se do të ishin katastrofale për gjithë njerëzimin. Nuk kishte kush t’i dilte para epidemisë, as superfuqitë nuk bënë zë, veçse e pranuan, ashtu si erdhi e u shtri tek të gjithë, me tërë trishtimin e saj.

Një por e çuditshme dukuri, për mirë, në gjithë fatkeqësinë e kobin, -u vërejt në natyrë, – me pastirmin e qiellit nga ndotja dhe në ajrin e pastër në gjithë globin rend, nga shkoi epidemia. Edhe ujërat u pstruan e u kthjelluan për çudi dhe këtë e panë vetë banorët në Kinë dhe në Venedik! Vendediku që ishte me ujë të turbullt nga barkat e anijet e shumta të turistëve, tani ka ujë të kthjellët dhe të paqtë, e dielli del dhe ndritë e ngrohë, si kurrë më parë, për mirë!

Sikur qielli mbi Vuham sikur ujërat e Vendedikut, edhe zogjt u dëgjuan me cicërrimat e tyre rrugëve të Nju Jorkut, sëpari here pas njiqind vjetëve të stërindustiralizmmit e stërurbanizmit dhe njerëzit u çuditën kur panë këtë, në gjithë fatkeqësinë njerëzore që po ndodhte çdo ditë, duke marrë jetë të mijëra njerëzve, e duke mbajtur të infektuar me qindra mijëra nëpër spitale e shtëpi të izolimit vetanak.

Bota duke kaluar nëpër fatkeqësi, vërejti një shpresë dhe një befasi për të mirë, në pastrimin e natyrës, tokës dhe ajrit dhe një vërejtje se si duhet të sillet tani e tutje me natyrën.

Ndalja e ndotësve të mëdhenj të fabrikave në Kinë, Itali, Spanjë, Francë, Angli, ShBA, e tjera vende, u shpërblye me dhuratë të madhe të ajrit të pastër dhe të qiellit të kthjellët. U shpërblye kjo sjellje e mirë anise nga dhuna, me pastirmin e ujërave të Venedikut e të vendeve tjera dhe të zvogëlimit të grimcave të pluhurit që bjen nga ajri mbi tokë nëpër vendbanimet dhe nga erërat që e bartin atë.

Një ndryshim i përgjithmonshëm po ndodhë në tokë dhe do të ndodhë, që njeriu mos të kthehet edhe njëherë në pikën ku ishte, -nga ku nisi fatkeqësia. Ashtu e kështu, megjithë teoritë konspirative politke e të urrejtjes nëmes njerëzve, koha tregoi me ngadalë se “Korona virusi” erdhi si diçka më shumë se epidemik dhe me një mënyrë të dhunshme të korrigjimit të sjelljeve njerëzore me natyrën dhe mesin jetësor. Me ambientumin dhe ekosistemin në përgjithësi.

Kjo koha e “Korona –virusit” edhe nuk do të kalojë, -sikur e paramendojnë mjekët e njerëzit me treoritë konspirative të përvojës nga e kaluara. Kjo do të zgjatë, sepse po shihet se ka të bën diçka me një shkollë të madhe të mësmit për të tanishmën dhe për të ardhmën, se si të vazhdohet jeta në tokë dhe me jetën, të gjitha të tjerat njerëzore, në rend të parë.

Kështu njerëzit do të mendojnë, dhunshëm por mandej me arsye, se si duhet të ruhet mjedisi jetësor në rend të parë, e të mos shkohet në dëmtimin e natyrës përtej kufijve, nga hapareshjet stërindustriale e të tjera, që solli për mirë teknologjia bashkëkohore, por që me të erdhi edhe e keqja, -dëmtimi i kushteve jetësore në tokë.

Po ta bënte këtë dikush nga njerëzit, -edhepse nuk mund ta bën, -sigurisht se do të kishte luftë mbarë botërore më, -por ja si erdh kjo tani, -që të gjithë u gjenden në fatkeqësi dhe të gjithë heshtën, para një fuqie mbinjerëzore.

Bota tutje do të ndryshojë, e nuk do të jetë më ajo që ishte, -në kuptim të mirë, -sëpaku shpresojmë!? /GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU