Sunday, May 24, 2020
Zabaleta: Prisnim që Messi dhe Ronaldo t’i bashkohet City-t

Zabaleta: Prisnim që Messi dhe Ronaldo t’i bashkohet City-t

0

 

Ish mbrojtësi i Manchester City-t ka zbuluar se kanë menduar që dy yjet Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, do i bashkohet klubit.

Zabaleta iu bashkua City-t në vitin 2008 disa ditë para se drejtorët e Abu Dhabit ta marrin klubin në kontroll.

Ai ka thënë se filluan të mendonin se do transferonin yje të mëdhenj si Messi e Ronaldo, transmeton Scanner.

“Dhjetë ditë pasi u transferua, klubi u ble nga drejtuesit e Abu Dhabit”.

“Pas katër dite, investuan 40 milionë euro për Robinho dhe mendova ‘Tash çfarë do të bëj, nuk do arrij të qëndrojë as gjashtë muaj’”.

“E morëm si shaka dhe në dhomën e zhveshjes filluam të thoshim emrat si Messi dhe Cristiano Ronaldo”, tha ai.

PËRGJIGJU