Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe FES nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

0

 

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) dhe Fondacioni gjerman Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për vitin 2020. Me këtë bashkëpunim të rradhës me FES-in, synohet që nëpërmjet takimeve virtuale të ju ofrohet mundësia bizneseve të takohen me përfaqësuesit e institucioneve relevante dhe të diskutohet mbi sfidat dhe zgjidhjet të cilat ofrohen për ekonominë kosovare.

Për shkak të situatës në të cilën gjendemi, aktivitetet e para do të organizohen online, e pastaj me përmirësim të situatës, do të organizohen edhe takime mëngjesi në të cilat do të mundohemi që të jemi urë lidhëse për bizneset tona me institucionet relevante.

OEGJK falenderon edhe njëherë FES-in për përkrahjen e vazhdueshme dhe shpresojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje, me projekte tjera që ndihmojnë në krijimin e ambientit për debat konstruktiv dhe shtjellimin e ideve në lidhje me tema të caktuara.

PËRGJIGJU