Qytetaria e mirë është çelësi i suksesit që e presim të gjithë

0
Shkroi: Mirishahe Limani Hiler

Lehtësimi i masave kufizuese që tashmë ka filluar në shumë shtete të Evropës nuk është vetëm vendim që qeveri të ndryshme po marrin tani duke përcjellur zhvillimet në fushën shëndetësore, ekonomike dhe sociale.

Mbi të gjitha, këto vendime shtetërore llogarisin në pjesëmarrjen aktive të popullit.

Lehtësimi real i masave kufizuese do të ndodhë vetëm atherë kur mbizotëron parimi i përgjegjësisë kolektive, i cili nuk duhet të harrohet se ka shumë fusha ku kjo sjellje qytetare duhet të shprehet akoma më shumë.

Gjithandej, që nga fillimi i krizës së koronavirusit dhe veçanërisht përmes këtij grupi publik nga qindra anëtarë, koncepti i qytetarisë është thirrur rregullisht.

Më shumë se kurrë, qytetaria jonë, së cilës i bëjmë thirrje, do të dëshmojë të jetë thelbësore mbi të gjitha në dimensionin e saj shoqëror, ku zakonisht mendojmë më shumë për një refleks politik.

Hap pas hapi

Kancelarja gjermane Angela Merkel, kishte deklaruar në konferencën e saj për media javën e kaluar se pas lehtësimit të masave kufizuese poqëse rikalojmë numrin e 50 të infektuarve në 100 mijë banorë, sërish mund të rikthehemi në përforcimin e rivendosjen e masave kufizuese.

Ulja e masave e zbërthimi i tyre në të cilin jemi angazhuar këto ditë, edhe në Kosovë, kam bindjen me një ritëm pak më të shpejtë nga sa parashikohej fillimisht, duhet të bëhet në një mënyrë të bashkërenduar, hap pas hapi.

Kompetentë nga Instituti kombëtar i shëndetësisë publike në Kosovë u bëjmë thirrje qytetarëve për kujdes të vazhdueshëm. Kjo thirrje duhet patjetër të dëgjohet dhe të përfillet në të gjitha kohërat e jetës së tyre të përditshme: në punë (nëse nuk është e mundur të praktikohet punë në linjë nga shtëpia) të përmbahen në distancën sanitare, në supermarkete, të respektojnë radhët, në vendet publike të vazhdohet edhe më tutje të shpangim lëvizjen e lirë që realisht ndihmon për të shmangur edhe kontaktin e drejtpërdrejtë. Në çdo rast, kudo që të ndodhemi, duhet të përkujtojmë se sa e duam jetën e me të drejtë thërrasim refleksin qytetar që krijon distancën e duhur.

Dikujt prej nesh, e gjithë kjo disiplinë personale mund t’i duket e kotë ose e tepërt, por në të vërtetë është thelbësore. Qëllimi i të gjithë kësaj është që të shmangim dendësinë e tepërt të popullatës e cila ka treguar rezultat deri më sot. Andaj për këtë, vetëm mendësia qytetare mund të funksionojë, kur secila dhe secili prej nesh të kuptojë rëndësinë e rishikimit të sjelljeve të tyre të zakonshme në dritën e nevojave të të tjerëve.

Në çdo vend ku koronavirusi është menagjuar me suksese, çelësi i suksesit që presim të gjithë është niveli i lartë i qytetarisë sonë i cili ka ndihmuar sektorin shëndetësor që të tregohet efikas.

Asnjë qeveri, asnjë kolektiv mjekësor, asnjë fond humanitar e asnjë stinë vjetore nuk janë më të forta përballë luftës së kësaj pandemie, se sa përgjegjësia jonë qytetare në këtë periudhë që po kalojmë së bashku.

PËRGJIGJU