Kryetari Kastrati përmes takimit online me maturantët e Kamenicës diskuton për sfidat që kishin gjatë pandemisë

0

 

Kryetari Qëndron Kastrati ka mbajtur një takim online me maturantët e Komunës së Kamenicës.

Në këtë takim ai ka diskutuar për izoimin në pandemi, përshtatjen e mënyrës së mësimit nga ajo klasike në atë online si dhe për synimet që ata kanë në të ardhmen.

Ndër të tjera ai ka thënë se në fushat që ata kanë nevojë, do t’iu ofrohet mësim shtesë para se të aplikojnë në universitet.

“Nga të gjitha nivelet e shkollimit, ai i larti është përcaktuesi se në çfarë drejtimi dëshiron të kontribuosh për shoqërinë. Në takimin online me maturantët e komunës sonë, diskutuam për izolimin në pandemi, përshtatjen e mënyrës së mësimit nga ajo klasike në atë online, e synimet e tyre për të ardhmen. Anulimi i mbrëmjes së maturës nuk ishte lajmi më i mirë për ta, por fokusin kryesor e kishin në përgatitjet për testin e maturës. Në lëndët apo fushat që kanë nevojë, ne do t’u ofrojmë mësim shtesë para se të aplikojnë në universitet. Ishte kënaqësi e gjithë koha me ta”, ka thënë ai./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU