Gjilani model për aplikime online për krejt Kosovën

683

 

nazi Komuna e Gjilanit është komuna e parë në Kosovë që ka filluar së implementuari pilot projektin HOME – KOMUNA, e cila po rezulton mjaftë efikase. Nazim Gagica, drejtor i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme ka bërë të ditur se si rezultat i këtij efikasiteti në implementim të këtij projekti nga Administrata e Komunës së Gjilanit, tani këtë model po e marrin edhe komunat tjera të Kosovës, së pari kryeqendra Prishtina, por se një gjë të tillë synojnë të gjitha komunat.

 

Gagica tha se qytetarët e kanë vlerësuar këtë projekt të Administratës si shumë të qëlluar dhe se për këto ditë sa ka filluar projekti të implementohet veç kemi mbi 200 aplikantë që kanë kërkuar online nga shtëpia e tyre dokumente përkatëse, e ku shumicës pasi iu është bërë gati dokumenti i kërkuar edhe iu është dërguar në shtëpi përmes postën, dhe se trendi i kërkesave është në rritje çdo ditë e më shumë.

 

Për momentin online mund të aplikoni për:

Ekstrakt të lindjes (1 euro),

Certifikatë e lindjes (1 euro),

Certifikatë e martesës (1 euro),

Certifikatë e vdekjes (1 euro),

Certifikatë e shtetësisë (2 euro)

 

Përndryshe, Drejtori i Administratës, Nazim Gagica tha se këtë shërbim të aplikimit online për dokumente, Gjilani për dallim nga Prishtina, e bënë edhe për ata që nuk janë në sistem, natyrisht pasi paraprakisht i fut në sistem, atyre u punohet lënda dhe pastaj i dërgohet me postë në shtëpi dokumenti për të cilën ka aplikuara pala.

 

Ja dhe linku për të aplikuar online:

http://www.apliko.org/index.php?category=1

PËRGJIGJU