O vëlla me sharrë në krah

0

 

Sami Haliti

Paska qenë datë 16 gusht i vitit 1993, kur në mënyrë intuitive arrita te dy konkludime. Konkludimi i parë ishte se Jugosllavia e Titos si shtet sigurisht po shuhej dhe konkludimi i dytë ishte se me kollapsimin funksional të sistemit Socialist në tërë botën po kthehej religjioni si manifestm shoqërorë i cili ishte nënshtruar apo përmbysur por jo edhe zhdukur, në vendet  ku ideologjia komuniste kishte dominuar, përkundër kapitalizmit. Shtete sikurse ishte Jugosllavia ku Kosova ishte gëlltitur.

Nuk është se nuk i besoj të njohurit intuitiv, por më duhet të them se i njëjti është mjaftë i pa shpjegueshëm nga aspekti shkencorë, andaj si i tillë për mua edhe mjaftë i ndrojtur për të u shfaqur, kjo pasi që aftësia e argumentimit të të njëjtit më tepër është përshkruese dhe diskurzive se sa argumentuese dhe e bazuar shkencërisht si dije pozitive. Andaj si duket këtu qëndron edhe arsyeja se pse pas kaq vitesh kam guxim të i shpalos këto konkludime të cilat erdhën në kokën timë si rezultat i një sërë faktorësh qofshin kognitiv, historik, teorik, politik dhe analitik. Një anticipim apo imagjinatë sociologjike, siq do të thoshte Wright Mills.

Origjina e guximit tim të shpalosjes së këtyre dy konkludimeve qëndron edhe në ballafaqimin, thuaja të përditshëm me observimet e analistëve të shumtë të cilët plasohen në televizionet e shumta që i servohen publikut në Kosovë. Nga analizat e cekëta dhe jo përmbajtësore të analistëve të cilët pas mbarimit të shkollave dhe niveleve te shkollimit qofshn edhe pasuniversitarë, arrijn  te përfundimet e famshme se ”Për mu zhvillu ky vend duhet me dashtë ”apo se “ Falë politikave të gabuara Millosheviqit Kosova fitoj pavarësinë” dhe habiten pse ka një kthim të manifestimit të religjionit në Kosovë.

Përderisa e vërteta është se edhe njëri konstatim edhe tjetri janë fals dhe të korruptuar nga aspekti moral dhe intelektual, sepse dashja e vendit është premisë fillestare morale edhe e njërëzve të pashkolluar, por të ndershëm, përderisa pamvarësia e Kosovës rrënjët i ka në luften ndaj pushimit serb -të 1912-ës a jo në qfardo politike tjëtër pas kësaj kohe e cila synonte akomodimin e shqiptarëve. Defekti i analistve kontemporan kosovarë qëndron ose në mungesën e moralit të duhur për të e thënë të vërtetën apo në mungesen e njohurive historike dhe proceseve politike që kanë ndodhur. Ose në shtremërimet e qëllimshme të tyre. Andaj edhe kthimi i manifestimit të religjionit në Kosovë mistifikohet dhe dramatizohet në absurd anksioziteti analitik dhe ekskludimi social.

Këta janë analistët  e që në 70 përqind të pyetjeve që ju parashtrohen, përgjigjen e tyre e fillojnë me shprehjen “Se di” , e pastaj duke mos ditur  paditurine e tyre, japin variantin e tyre shjegues të shumtën fragmentar, jo sistematik dhe thuaja subjektiv, dhe i cili bazohet në përjetimet e tyre shqisore të ngjarjeve historike lidhur me te cilat i japin të drejtë vetes të japin gjeneralizime teorike pa ndonjë bazë justifkimi real.

Për të vazhduar aty ku fillova, pra me datën 16 Gusht 1993, më duhet zbuloj origjinën nga i kanë fillet e konkludimet të prezantuara. Kjo datë është vdekja e një poeti të madh shqiptarë si dhe amaneti apo testament që ai kishtë lënë.

Nuk e konsideroj vetën njeri të duhur të jap vlerësime mbi figurën letrare dhe artistike bile as përmasat intelektuale të këtij poeti. Me gjithë faktin se i njejti ishte poet ideologjikisht marksist, me ideologji jugosllave të pranuar në manifestimin e tij intelektual. Kam guxim vetëm të them se i njeti ishte një intelektual i mirëfilltë dhe i konsoliduar, i cili kishte ndikim shumë të madh si adukator për  klasën e intlektualëve shqiptarë të kohës dhe pa dyshiim ishte një patriot i cili e donte popullin, rrjedhmisht kombin e tij. Përndryshe ai nuk do të shkruante poezine “O vëlla me sharrë në krah”.

Fjalën ë kam për poetin e mirënjohur, Esad Mekuli.

Unë nuk e di a jam i vetmi i cili e ka vërejtur këtë fenomen që do ua prezantoj tani, por pa dyshim i njëjti është i vertëtë. Do te doja të përgënjështrohem me argument nga kushdo që e mohon. Ashtu sikurse nuk do të doja që familjes së të ndjerit të i shkaktoj shqetësime me këtë evokim timin.

Duke qene se ishim ne agun e ardhjes së pluralizmit, dy tri vjet pas formimit të partive alternative në raport me Lidhjen Komuniste Jugosllave, nga ku pa dyshim ishte i ndikuar edhe vet Esad Mekuli, i njeti, ashtu sic dinë të bëjnë poetët në përgjithësi, unë supozoj se, sigurisht para vdekjes së tij, bëri aktin e vetëdijshëm d.m.th me vullnetin e tij, ku kishte lënë amanet që arkivolit të tij të i bëhëj falja e xhanazës në njërën nga xhamitë e Prishtinës, dhe i njejti të varrosej më rite dhe tradita islame.

Këtë e bënte një poet me ideologji marksiste.

Kjo edhe ndodhi.

Pastaj Radio Prishtina lajmëroi saktësisht këtë që përshkrova më lartë.

Esad Mekuli, njeriu me të cilin mundë të krenoheshin edhe jugosllavizmi e edhe ateizmi, kishte bërë të kundërtën e asaj me të cilën ishte identifikuar tërë jetën.

Simbolikisht ky ishte një akt shumë i veqantë, i cili, me apo pa qëllim, u hesht nga intelektuaët eunuk të Kosovës. Akti ishte nje poezi  e përkryer si simbolikë sociale, si akti i fundit i gjakimit në këtë botë. Në faktm Esadi vetëm e ridimenzionoi brengën e vet për vëllëzërit e tij “me sharrë në krah” të një komunitet  edhe më të gjërë, të cilët, sot, po dalin në pah gjithnjë e më shumë. Njerëzit të cilët besojnë dhe kanë religjiozitetin e tyre të cilën e shprehin në apo brenda religjioneve të ndryshme. Pa e konsideruar këtë as si prapambeturi e as si injorancë të tyre.

Poetët  janë të jashtëzakonshëm. Një varg i tyre jeton, sepse, ka mesazh real dhe konsistent. Moralisht të praueshëm. Esadi e bëri këtë edhe me poezi edhe me këtë akt lidhur me botën, jetën dhe kuptimin e saj. Por, edhe si një mesazh i të ardhmes.

Gjithçka tjetër pastaj është tautologji, sa i përket zhvillimeve shoqërore të Kosovë. Analizat që i hasim sot nga entuziast të ndryshëm, më tëpër  shpalosin paditurinë apo edhe pamoralin e tyre se sa diturinë dhe intelektualitetin e tyre.

Esad Mekuli nuk e la vetëm një mesazh. Funerali i tij ishte njëri nga ta. Ndoshta më i madhi.

Ajo çfarë mund të thuhet, është se ai pa dyshim pati imagjinatë të pasur sociologjike të cilën ende nuk po mundë të e konsumojnë dhe deshifrojnë shumë analist. Ose po e anashalojnë qëllimisht, sikurse bënë shumë nxënës të Esadit, sot nominalisht  “lider historik” dhe “baballarë të kombit”.

Simbolika e Esad Mekulit flet shumë si anticipim i zhvillimeve shoqërore për ata që kanë sens për të i kuptuar ato. Dhe në qoftë se vërtet duan të i kuptojnë drejt ato.

Shpjegimet e mëtejme janë vullgarizime.

Ishte një ditë e zakonshme gushti, një vdekje e zakonshme e një njeriu në moshë, por që së paku për mua, la një mesazh të madh. Determinues për të kuptuarit e shoqërisë. Determinues për rikthimin e një rendi tjetër nga ai socialist. Zhvillimet e mëpastajme, dhe ato aktuale vetëm se renditen dhe zënë vend në këtë matricë apo shabllon që Mekuli e kornizoi, si anticipim të proceseve socio-politike në Kosovë.

 

PËRGJIGJU