Romët në Serbi po diskriminohen sistematikisht

0

 

Diskriminimi i romëve po ndodh sistematikisht, aq sa atyre u duket normale, kështu vlerësohet nga ”Civil rights defenders”, organizatë joqeveritare për jetën e romëve në Serbi.

Drejtori i Programit për Ballkanin Perëndimor i ”Civil Rights defenders, Goran Miletiq, deklaroi se përmirësimi i gjendjes së romëve më parë është komentuar si prioritet për procesin e integrimit në BE, ndërkohë që në Evropë mbisundon mosdija e çështjes dhe “një paragjykim pozitiv që romët në rajon mund të ushtrojnë të drejtat e tyre”, njoftojnë mediet serbe.

“Romët janë një nga tre komunitetet më të diskriminuar në Serbi”, deklaroi Miletiq, transmeton RTK.

“Ka shenja se çështja e diskriminimit do të ngjitet përsëri në listën e prioriteteve të BE-së dhe raporti i Parlamentit Evropian, në një mënyrë shumë të qartë, flet për statusin e të drejtave të tyre njerëzore në rajon”, tha eksperti i Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit (RCC) Alexander Boyadijev.

Boyadijev ka deklaruar se “gjatë punës së saj shpesh ka hasur ndjenjën antirome, që me gjithë masat e marra për përmirësimin e kushteve të jetës së tyre, ende ka paragjykime që paraqet diskriminim sistematik”.

PËRGJIGJU