Sigurohen edhe 5 libra shqip për nxënësit e Luginës së Preshevës

0

 

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) njofton se në bashkëpunimi me Shtëpinë botuese “Albas” nga Tirana dega në Preshevë ka arritur të sigurojë edhe pesë tekste shkollore më bashkëkohore në gjuhën shqipe nga Republika e Shqipërisë edhe atë:

-„Edukimi i artit figurativ 1“, Shtëpia botuese “Albas” Sh. P. K. Tiranë 2010, me autore Ledija Konstandini;

– „Edukimi i artit figurativ 2“, Shtëpia botuese “Albas” Sh. P. K. Tiranë 2009, me autore Ledija Konstandini;

– „Edukimi i artit figurativ 3“, Shtëpia botuese “Albas” Sh. P. K. Tiranë 2009, me autore Ledija Konstandini;

– „Abetare“, Shtëpia botuese “Albas” Sh. P. K. Tiranë , me autor Rita Petro, Mirela Tërova, Natasha Pepivani, Flutura Çitaku dhe Vehbi Kadriu;

– „Dituri Natyre 1“, Shtëpia botuese “Albas” Sh. P. K. Tiranë 2012, me autor Anthony Russell;.

Gjithashtu, të njëjtat tekste shkollore janë të listuar në Katalogun e teksteve shkollore në gjuhën e pakicave të publikuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë.

Vlen të theksohet se KKSH është duke bërë përpjekjet të jashtëzakonshme, jo vetëm në sigurimin e teksteve shkollore, por edhe në përmbajtjen cilësore të gjitha teksteve të nevojshme shkollor. Të vetëdijshëm se mungojnë edhe një numër shumë i madh i teksteve shkollore e sidomos për shkollat e mesme, gjë që KKSH konsideron shkelje të rëndë të të drejtave të fëmijëve me ligjet në fuqi dhe konventat ndërkombëtare. Çështje të cilën e ka ngritur edhe në instancat më të larta shtetërore dhe ndërkombëtare./presheva.com/

PËRGJIGJU