Vrasja e vogëlushit që tronditi Zvicrën del të ketë qenë e planifikuar

0
Shtetasja zvicerane, Angela N. kishte vrarë Mërgimin 7-vjeçar në Bazel. Ajo pretendonte se kishte vepruar nën ndikim. Mirëpo dokumentet e gjykatës tregojnë se vrasja e kosovarit kishte qenë e planifikuar.

Ky akt kishte tronditur të gjithë vendin. Të enjten e 21 marsit, Angela N. 75 vjeçare kishte vrarë me thikë, vogëlushin nga Kosova, Mërgimin 7-vjeçar. Ai ishte duke shkuar nga shkolla për në shtëpi. Pas këtij veprimi, Angela N. iu kishe drejtuar autoriteteve, duke pretenduar se ajo kishte vepruar nën ndikim.

Mirëpo, vendimi i gjykatës në Bazel, thotë se, Angel N. kishte vepruar qëllimisht,

Hetuesit kanë gjetur në telefonin e Angela N. një mesazh që dyshohet të jetë shkruar një ditë para aktit, ku tregonte paraprakisht për vrasjen e Mërgimit, por dyshohet se kishte edhe mesazhe të tjera të cilët ajo i ka fshirë.

Sipas raportit të gjykatës, Angela N. nuk ishte aspak e penduar për vrasjen e 7-vjeçarit nga Kosova, ajo në seancë i kishte thënë gjykatësit se është e prekur me “empathy”. Derisa kishte vazhduar ta konsiderojë vrasjen e fëmijës si një gjë të ligjshme pasi që ajo kishte njoftuar autoritet për problemet e saj personale.

Megjithatë, disa javë pas vrasjes që kishte kryer Angela N. ajo kishte pohuar një veprim afektiv. Atë ditë Mërgimi kishte qenë përball saj, derisa ajo e kishte me thikë në qafë dy herë. Pas këtij akti, mësuesi i Mërgimit kishte nxituar që ta ndihmonte atë. Por Mërgimi nxënës i shkollës fillore “Gotthelf” vetëm 200 metra larg vendit të ngjarjes nuk iu kishte mbijetuar plagëve të marra.

Ndërkohë, Angela N. ishte larguar nga skena, ishte ulur në një stol. Aty ajo kishte shkuar një mesazh për disa persona dhe institucione. Sipas medieve zvicerane ajo kishte lajmëruar autoritet për vrasjen e Mërgimit.

Ku pas këtij veprimi, Angela N. kishte vrapuar me thikën të cilën e kishte kryer vrasjen duke hyrë në prokurori të Bazelit me ç’rast autoritetet ishin munduar ta arrestonin atë.

Angela N. për dekada të tëra ishte njohur si një problematike. Së bashku me burrin e saj, ajo kishte paraqitur kërkesa të panumërta në Administratën e Qarkut në Bazel në fillim të viteve 1980, duke pretenduar se ajo dhe burri i saj ishin viktima të një “afere korruptive gjyqësore”.

PËRGJIGJU