Takim me përfaqësuesit e Sindikatës së Arsimit dhe të Këshillit të Prindërve

0

 

Drejtoresha e Arsimit në Viti, Fatbardha Emini, ka zhvilluar një takim të përbashkët me kryetarin e Sindikatës së Arsimit të kësaj komune, Kemajl Bislimi dhe kryetarin e Këshillit të Prindërve po të njëjtës komunë, Avdyl Misini.

Gjatë këtij takimi është folur për përgatitjet që ka ndërmarrë komuna e Vitisë për fillimin e vitit të ri shkollor 2019/2020, i cili ka filluar në të gjitha shkollat e kësaj komune.

Sipas drejtoreshës Emini, të dytë e kanë vlerësuar lartë përkushtimin e komunës së Vitisë për fillimin e vitit të ri shkollor./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU