Byrek me kungulleshka, vezë dhe kos, shije e veçantë

0

 

Byrek me kungulleshka me siguri nuk ju bie shpesh rasti të dëgjoni dhe provoni.

Megjithëse në disa krahina të vendit njihet një varietet i kësaj recete, me kungull dhe kripë apo kungull dhe sheqer.

Sërish receta e byrekut me kungulleshka mbetet e veçantë dhe shumë e pazakontë për kuzhinën e përditëshme.

Në shkrimin e sotëm ju sugjeron të provoni pikërisht këtë kombinim të pazakontë, por plot shije.

Kungulleshkat me vezë dhe kos të mbështjellura në brumin e mrekullueshëm e të butë të byrekut do të kthehen shumë shpejt në të preferuarat tuaja.

Ndiqni më poshtë recetën e këtij byreku të veçantë për ta përgatitur fare lehtë në shtëpitë tuaja.

Përbërësit

500 gr petë të gatëshme

600 gr kungulleshka

250 ml kos

100 gr miell misri ose bukë e thekur

100 ml vaj ulliri

2 vezë

1 qepë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete ju këshillon të nisni me përgatitjen e mbushjes.

Në një enë të thellë përzieni mirë vajin, vezët dhe kosin dhe lërini veçmas.

Më pas qëroni dhe prisni kungulleshkat në fije të holla, bashkë me qepën e prerë gjithashtu hollë.

Bëni kujdes që kungulleshkat e prera në fije të holla ti shtrydhni pak në një pecetë, në mënyrë që të dali lagështira e tepruar.

Shtojini perimeve kripë, piper sipas dëshirës, dy lugë gjelle vaj ulliri dhe përziejini mirë të gjithë përbërësit.

Ndërkohë zgjidhni një tavë mesatare për pjekje, lyejeni me pak vaj dhe shtroni dy petët e para të lyera secila me pak vaj.

Shtoni tek petët një lugë gjelle nga përzierja me kosin që përgatitët më parë, derisa e gjithë peta të jetë e mbuluar.

Vazhdoni duke shtruar edhe petën e tretë, spërkateni pak me kos dhe mbulojeni sërisht me një petë .

Po aty tek peta e katërt, hidhni pak nga qepa me kungullin duke e shpërndarë nëpër të gjithë sipërfaqen.

Sipër hidhni edhe disa thërrime buke të thekur ose pak miell misri, pasi këto përbërës nuk do ta lënë byrekun të zbutet nga kungulleshkat.

Sërish vazhdoni me petët, vendosni të pestën lyejeni me kos, mbulojeni me një tjetër petë dhe shtroni kungulleshkat.

Mos harroni të spërkatni sërish me pak miell misri edhe në këtë shtresë.

Bëjeni këtë proces me shtresat derisa të gjithë përbërësit dhe petët të mbarojnë.

Pasi të shtroni dy petët e fundit sipër, priteni byrekun me kujdes në katrorë të vegjël sa një racion.

Spërkatni sipër me pak vaj apo me pak nga përzierja e kosit që përgatitët më parë, nëse ju ka tepruar ndopak.

Tundeni pak me duar tavën dhe lëreni në temperaturë ambienti për rreth 20 minuta.

Ndërkohë ndizni furrën në temperaturën 200 gr Celsius.

Pasi koha të ketë kaluar, futeni byrekun në furrë dhe lëreni të piqet për 30-35 minuta ose derisa të shikoni që ka marrë pamje të artë.

Nxirreni nga furra kur të jetë gati, lëreni të ftohet pak dhe më pas mund t’a konsumoni shoqëruar me kos./agroweb

PËRGJIGJU