Isa Agushi-Dardani: Do të jam zë i fuqishëm i qytetarëve të Kosovës

0

 

Isa Agushi-Dardani, kandidat për Deputet në Parlamendit e Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës Dega në Gjilan, garon në zgjedhjet nacionale për të qenë zë i artikuluar dhe i fuqishëm i qytetarëve të Komunës së Gjilanit, Anamoravës dhe gjithandej Kosovës.

“Me sy e veshë, zemër e shpirt do të jam i juaji. Do të jam zëri i artikuluar dhe i fuqishëm i qytetarëve të Zhegrës me rrethinë, Gjilanit, Anamoravës dhe gjithandej Kosoves”, ka thënë, Isa Agushi – Dardani, kandidat për deputet nga PDK Dega në Gjilan.

Sipas tij, besimi i qytetarëve për të votuar kandidatët është vlerë jashtëzakonisht e madhe. Vlerë e cila duhet të respektohet dhe të përkthehet në mirëqenjenjen e tyre.

“Kur ishte luftë, isha bashkëluftetar i Agim Ramadanit për çlirimin e vendit dhe popullit tim nga okupatori serb. Pas luftës për dy mandate këshilltar në Kuvendin Komunal të Gjilanit për të qenë zë i halleve dhe brengave të qytetarëve që më besuan. Do të jam zëri i fuqishëm dhe i artikuluar i tyre edhe në Parlamentin e Kosovës, nëse me jepet besimi “, ka thenë nder tjera, kandidati Agushi.

Ai thotë se në garë për deputet ka hyrë si vlerë e cila pritet të mbështetet nga qytetaret, për të vazhduar tutje me kontributin e tij në të mirë të qytetarëve të Kosovës, pa dallime./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU