Rashica vëzhgohet nga klubi i madh, gati mbi 45 milionë euro

0

 

Milot Rashica është rikthyer nga një lëndim që e mbajti më shumë se një muaj jashtë fushave të blerta në Gjermani e për Kombëtaren.

Ai e nisi si duhet pasi ka lënë përshtypje të mira një klubi të madh, mbi 45 milionë euro mund të ju kushtojë ylli kosovar atyre.

Por me tu rikthyer nga lëndimi, Rashica e nisi në mënyrën më të mirë pasi shënoi gol ndaj Borussia Dortmundit.

Por ka qenë menaxheri i lojtarit, Altin Lala që ka thënë se nuk po ngutën për kontratën e re, pasi Miloti dëshiron të luaj në Ligën e Kampionëve.

Kjo gjë ka nënkuptuar se Rashica dëshiron largimin nga Werder Bremen për një skuadër më të madhe në Gjermani ose jashtë saj.

Mediat gjermane tani kanë raportuar se Borussia Dortmund është duke e vëzhguar situatën e kosovarit. Verdhezinjtë mund të mbesin pa super yllin e tyre, Jadon Sancho dhe Rashica shihet si zëvendësuesi adekuat i anglezit, transmeton Metro.

Dortmund nuk do ta ketë fare të lehtë transferimin e vushtrriasit në Westfalen Stadion, pasi Bremeni e vlerëson shumë atë. Werder për ta lënë të lirë 23-vjeçarin synon të fitojë mbi 45 milionë euro.

Kujtojmë që Rashica ka një kontratë momentale me Bremenin deri në qershor të vitit 2022.

PËRGJIGJU