Ekipa e HANDIKOS-it nga Gjilani fitoi vendin e parë në turnirin e Basketbollit në Karrocë

0

 

HANDIKOS ka organizuar sot turnirin e Basketbollit në Karrocë në Palestrën Sportive ‘Bashkim Selishta’ të Gjilanit, kurse pjesëmarrëse kanë qenë gjashtë ekipe.

Vendi i parë i ka takuar ekipit të Gjilanit, vendi i dytë atij të Gjakovës dhe i treti Prishtinës.

Ky organizim me karakter garues, kësaj radhe është bërë në mbështetje të NLB Banka.

Siç dihet, HANDIKOS ndër vite ka ofruar shërbime të ndryshme që për qëllim kanë patur pavarësimin e personave me aftësi të kufizuara.

Ka luajtur rol gjithashtu edhe në organizimin e sporteve të ndryshme asistive, me theks të veçantë atë të basketbollit në karrocë, me mbështetje të donatorëve të shumtë të huaj dhe vendor./GJILANI.INFO/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakPESHA E DHEUT
Artikulli tjetërKosova voton

PËRGJIGJU