​Gjashtë raste të dhunës në familje brenda një dite ​

0

 

Dhuna në familjet kosovare është bërë pothuajse përditshmëri. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjashtë raste të dhunës në familje, kryesisht gruaja viktimë.

Por që në këtë 24 orësh është raportuar edhe për një rast ku bashkëshorti ka qenë viktima.

Rastet kanë ndodhur në qytete të ndryshme të vendit.

Ky është raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës për dhunën në familje:

Lipjan (NN) 06.10.2021 – 13:40. Më 08.10.2021 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur verbalisht me vdekje nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima me dy fëmijët është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 08.10.2021 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 08.10.2021 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren 08.10.2021 – 00:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Prizren 08.10.2021-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar verbalisht viktimen mashkull kosovar babain e tij . I dyshuari me vendim të prokurorit mbahet për 6 orë në stacion policor.

Gjakovë 08.10.2021 – 17:50. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here