1 viktimë dhe 6 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

0

 

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.575 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, kurse gjatë 24 orëve të fundit është shënuar 1 rast i vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.802 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.609.325 doza të vaksinës.

Deri më sot 758.250 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.727. Në total numri i rasteve aktive është 327.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here