Shaqiri i frustruar me rolin te Liverpooli: “Natyrisht se jam i pakënaqur!”

0

 

Xherdan Shaqiri ka thënë se është i “pakënaqur” me rolin te Liverpooli, por insiston se s’ka probleme me Jurgen Klopp.

Shaqa ka bërë vetëm 4 paraqitje këtë edicion, të ndara vetëm në 25 minuta.

“Natyrisht se jam i pakënaqur që nuk po luaj më shpesh”, tha Shaqiri për Schweizer Illustrierte.

“Kemi skuadër të talentuar dhe shumë duhet të presin shansin e tyre”.

“Kurrë skam pasur problem me trajnerin. Ai e di se unë jam gati”.

Shaqa ka luajtur rol në triumfin e Liverpoolit në Champions League dhe do të presë momentin e tij edhe këtë sezon.

“Nuk jam penduar për asnjë sekondë për transferimin te Liverpooli”, insiston ai.

“Shumë më kanë shkruar, por kush nuk do të kishte ndërruar ekip nga rënia te ajo që triumfon në Champions League?”.

“Kam qenë në 11-she në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinale kundër Barcelonës, ndeshje që do të jetë në histori të klubit”.

“Dhe për shkak të dy golave kundër Manchester United, ata (tifozët) ende më thërrasin legjendë”.

“Përveç faktit se dua të luaj më shumë, jam i lumtur në Liverpool. Jam një ndër lojtarët më me eksperiencë në ekip, një ndër liderët e skuadrës”./Gazeta Express/

PËRGJIGJU