Për një javë dy aksidente trafiku me fatalitet

0

 

Gjatë një jave, në rajonin e Gjilanit, kanë ndodhur jo më pak se 41 incidente, kurse janë arrestuar 16 persona për veprime të kundërligjshme, bëri me dije togeri Ismet Hashani zëdhënës i Policisë së Kosovës nga Rajoni i Gjilanit.

Sipas tij, gjatë të njëjtës javë, kanë ndodhur 15 aksidente trafiku me lëndime si dhe 12 aksidente tjera vetëm me dëme materiale.

Nga ana tjetër, njoftohet se të njëjtën javë, kanë ndodhur dy aksidente me fatalitet si dhe janë shqiptua 985 tiketa gjobitëse për shkelësit e ligjit dhe rregullave të trafikut rrugor./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU