Njohja reciproke zemra e marrëveshjes Kosovë-Serbi

0

 

Zyrtari i lartë i departamentit të shtetit të SHBA-ve, David Kostelanchik ka folur sot në Beograd për demarkimin e kufirit mes Kosovës e Serbisë, ose atë që quhet ndryshimi i kufijve.

Ai thotë se SHBA-të nuk kanë qëndrim lidhur me këtë çështje dhe se e njëjta duhet të adresohet nga Beogradi e Prishtina, transmeton lajmi.net.

I pyetur nga gazetarët në Beograd se nëse SHBA-të do ta përkrahnin një ide të tillë, ai u përgjigj se shteti i tij nuk pozicionohet në këto çështje.

“SHBA-të nuk marrin pozicione në këto çështje, këto janë probleme që Kosova dhe Serbia duhet t’i zgjidhin me njëra tjetrën”, ka thënë ai.

Gazetarët serbë shkuan edhe më larg kur e pyetën zyrtarin amerikan lidhur me krahasimet mes Kosovës dhe Teksasit, për të cilën çështje ai tha se s’ka ndonjë lidhje.

Në fund, Kostelanchik tha se sipas tij njohja reciproke mes Kosovës e Serbisë është zemra e marrëveshjes dy palëshe mes shteteve.

Kostelanchik është drejtor për Evropën Qendrore në Departamentin e Shtetit Amerikan.

Ndryshe, në Forumin e Sigurisë në Beograd ku foli Kostelanchik, po merr pjesë edhe ish-ndërmjetësuesja e dialogut Kosovë-Serbi, Catherine Ashton.

PËRGJIGJU