Një shqiptar nga Medvegja plagoset nga Policia e Serbisë

0

 

Policia serbe ka plagosur rëndë Milazim Muratin nga Gërbaci i Komunës së Medvegjës, ka thënë Florim Sahiti, këshilltar Komunal i Medvegjës.

Sahiti, në një deklarim për portalin LuginaLajm, ka theksuar se 34 vjeçari Murati, është plagosur rëndë në malin që ndanë Kosovën dhe Serbinë, ku Milazimi ishte i punësuar si roje mali, derisa nuk precizon, nëse ka qenë i punësuar nga institucionet e Kosovës, apo ato të Serbisë.

Sipas informatave që i kemi, ai është duke u transportuar nga spitali i Gjilanit drejt QKUK-së në Prishtinë, pasi që ka marrë plagë teje të rënda” – ka theksuar Florim Sahiti, këshilltar nga rradhët e Partisë për Veprim Demokratik në Medvegjë.

Florim Sahiti, ka sqaruar se plagosja e Milazim Muratit ka ndodh nga policia lokale dhe jo nga ajo njësitit të xhandarmerisë, duke mos përmend shkaqet e ngjarjes së sotme.

Megjithate, ende nuk ka ndonjë njoftim nga Policia serbe, lidhur me rastin të cilin e ka konfirmuar këshilltari shqiptar nga Medvegja, Florim Sahiti.

PËRGJIGJU