Haziri: Dy lagje të Zhegrës në “harresë” të KEDS-it!

0

 

“Nëse neglizhohet problemi i furnizimit normal me energji elektrike, në lagjet e tyre, nuk përjashtohet mundësia e organizimit të ndonjë proteste para zyrave të KEDS-it, ka paralajmëruar Muhadin Haziri”, kryetar i Këshillit të Fshatit Zhegër.

Haziri, ka thenë se në emër të po këtij Këshilli ka artikuluar një kërkesë me shkrim të cilën ia ka adresuar KEDS-it dhe organeve të Bordit, përmes së cilës shpërfaqet problemi i furnizimit me energji elektrike, për banorëve e dy lagjeve në Zhegër, i cili mund të zgjidhet me dislokimin e trafove elektrike të reja.

“Banorët e lagjes “Karadaku” dhe ata në hyrje të fshatit Zhegër po vuajnë shkaku i problemit të furnizimit normal me energji elektrike. Ata janë ankuar disa herë se për mungesë të energjisë elektrike, iu janë djegur edhe paisjet elektro shtëpiake”, ka thenë Haziri.

Sipas tij thuhet se banorët e këtyre lagjeve janë ankuar se më shumë i kalojnë netët në terr të plotë se sa në dritë, krej kjo, për mungesë transformatori nga Kompania KEDS-it.

“Ne edhe më herët kemi kërkuar nga Kompania e KEDS-it që sa më të shpejtë të zgjidhet ky problem, sidomos në lagjen “Karadaku” dhe në hyrje të fshatit Zhegër, në rrugën kryesore “Agim Ramadani”. E këto dy lagje kanë më shumë se 450 shtëpi të banuara, familjet e të cilave janë edhe taksapagues dhe nga tarifa e konsumatorëve konsiderohet që janë pagues të rregullt të faturave”, pohon kryetar i Këshillit të Fshatit Zhegër.

Sipas tij, nga ana e banorëve vazhdimisht është theksuar problemi i furnizimit jo normal me energji elektrike i cili gjithandej ka shkaktuar edhe humbje të mëdha si në aspektin komercial, e poashtu edhe në aspektin e prishjës së paisjeve teknike shtëpiake.

Ai tha se janë siguruar edhe hapësirat ku duhet të vendosen trafot duke shtuar se nëse nuk ndërmerren masa serioze, mund të ndodhë edhe ndonjë protestë nga ana e banorëve të lagjeve në fjalë, para zyrave të KEDS-it, e cila do të mbështet edhe nga Këshilli i Fshatit Zhegër./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU