Kryetari Haliti pritet me nderime nga prefekti i Qarkut, Zenel Kuçana në Kukës

0

 

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira të shoqëruar nga Tahir Shabani, kryetar i Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare, janë pritur në takim nga Prefekti i Qarkut Kukësit, Zenel Kuçana.

Gjatë këtij takimi palët kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional ku ndër tjerash Prefekti Kuçana ka shprehur gatishmërinë për bashkëveprim në fusha të ndryshme si të kulturës, arsimit, sportit dhe disa fusha të tjera.

Gjithashtu edhe kryetari i Komunës Vitisë, Sokol Haliti potencoi se Komuna e Vitisë është e interesuar të bashkëpunoj me institucionet e Kukësit të Shqipërisë dhe të shkëmbejnë përvojat e njëri tjetrit në interes të qytetarëve të dyja lokaliteteve./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU