Komuna e Vitisë shpallë Konkursin Publik për ndarjen e 140 bursave për studentët vitias

0

 

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Arsim ka hapur sot Konkursin Publik për ndarjen e 140 bursave për studentët e Komunës së Vitisë dhe atë për vitin akademik 2019/20.

Fatbardha Emini, Drejtoresh për Arsim në Viti, tha se këto bursa do të ndahen konform Rregullores për ndarjen e bursave për studentët e Komunës së Vitisë si dhe buxhetit të planifikuar. Ajo tha se për vitin akademik 2019/20 do të bëhet ndarja e bursave për 140 studentë vitias dhe atë në vlerë prej 300€.

Megjithatë ajo bënë me dije se bursat do të ndahen për studentë të fakulteteve deficitarë, për student të familjeve përfitues të ndihmës sociale, student të familjeve të dëshmorëve të luftës, invalid të luftës dhe veteran të luftës si dhe studentë të familjeve pa prind në jetë.

Drejtoresha Emini u shpreh se aplikacionet merren dhe dorëzohen në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Viti, nga dita e sotme dhe se ky konkurs publik do të qëndroj i hapur 15 ditë. Përndryshe sipas Konkursit Publik drejtimet deficitare janë: Matematikë, Fizikë dhe Gjuhë Gjermane./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU