Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore të Diabetit

0

 

Në QKMF-në e Vitisë hapët një Zyre këshillimore falas për këtë sëmundje

Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, ka shënuar sot Ditën Botërore e Diabetit. Me këtë rast një ekip i QKMF-së, në qendër të qytetit të Vitisë, ka shpërndarë fletushka informative mbi këtë sëmundje si dhe kanë bërë matjen e sheqerit në gjak.

Ekipin i cili po merrej me këtë aktivitet e kanë vizituar Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Basri Aliu dhe Drejtoresha e QKMF-së, Vjollca Kadolli – Halili.

Drejtoresha e Kadolli-Halili potencoi se kjo komunë po vazhdon me shënimin e ditëve të ndryshme të shëndetësisë me qëllim që qytetarët vitias të njoftohen rreth sëmundjeve të ndryshme dhe parandalimin e pasojave. Ajo gjithashtu pati edhe disa këshilla për personat me diabet.

” Këshillojmë pacientet me diabet që të kontrollojnë peshën e tyre, të bëjnë kufizimin e sheqernave të rafinuara si dhe të rrisin konsumin e sasisë së fibrave në dietë dhe të këshillohen me mjekun. Megjithatë në këtë ditë ne kemi hapur edhe një zyre këshillimore në QKMF-në e Vitisë, ku qytetarët që vuajnë nga diabeti do mund të marrin informacione falas mbi trajtimin e duhur ndaj kësaj sëmundje”, u shpreh Drejtoresha Kadolli-Halili.

Përndryshe sipas Federatës Ndërkombëtare të Diabetit rreth 387 milionë njerëz janë të prekur me diabet ku pritet sipas tyre numri të arrijë deri në 600 milionë dhe atë deri në vitin 2035./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU