Dr. Afrim Bekteshi, internist – endokrinolog: Numri i pacientëve me diabet në rritje

0

 

Dr. Afrim Bekteshi, internist – endokrinolog, në Spitalin Rajonal të Gjilanit, me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, për lexuesit e AL “GJILANI.INFO”, ndër të tjera tha: ”Numri i pacientëve me DMT 2, si në nivel të Rajonit të Gjilanit, poashtu edhe në nivel të Kosovës ka shënuar rritje”

Sipas tij, numri të sëmurëve me diabet në aspektin gjinor pothuajse është i përafërt, duke theksuar se me kalueshmërinë e moshës rrezikshmeria rritet, sidomos pas moshës 40 vjeçare.

“Urinimi i shpeshtë, humbja në peshë, etja e vazhdueshme, janë simptome të shfaqjes së diabetit, por këtu ka rëndësi edhe faktori gjenetik, mandej obeziteti, stili i jetës dhe mënyra e të ushqyerit”, tha Dr. Afrim Bekteshi, internist – endokrinolog.

Ai këshilloi se me shfaqjen e këtyre simptomeve personat në fjalë duhet të lajmërohen menjëherë tek endokrinologu për t’u edukuar me mënyrën e të ushqyerit dhe stilin e jetës dhe për terapi eventuale./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU