“Mos provoni të punoni me viza turistike në Gjermani”

0

 

Shpesh kosovarët që marrin viza turistike tentojnë të punojnë në Gjermani, por megjithatë janë ndeshur me autoritetet gjermane me ç’rast morën edhe dënime.

Lars Dippel, avokat për çështjen e migracionit në Gjermani, tha se kosovarët që marrin viza për Gjermani dhe që ato janë turistike “të mos tentojë të punojnë, pasi që është vepër penale”.

Dippel po viziton Kosovën, ku do të marrë pjesë edhe në Ditën e Avokatisë.

Ai ka folur edhe për viza të tjera, siç është bashkimi familjar.

“Gjermania kërkon të paktën 12 metra katror banim për person, njohuritë gjermane duhen të jenë themelore”, tha Dippel për televizionin publik, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.

Sipas tij, integrimi nuk është asimilim.

PËRGJIGJU