Policia arreston të dyshuarin për posedim të marihuanës

0

 

Ndërkaq, Policia ka konfiskuar sasinë e substancës narkotike, të llojit marihuana, me peshë prej 0.5 gramësh.

Në Gjilan është arrestuar një person i dyshuar, pasi që te i njejti është gjetur 0.5 gram substancë narkotike e llojit marihuana, bëhet e ditur përmes raportit të policisë.

Burimet policore tutje thonë se fjala është për një qytetar shqiptar, shtetas i Kosovës duke shtuar se kjo sasi e substancës narkotike ishte gjetur në afërsi të personit të dyshuar ku edhe po qëndronte gjatë kontrollimit që po e bënte policia.

Njoftohet gjithashtu edhe për konfiskimin e kësaj sasie të substancës narkotike, përkatësisht një qeseje të vogël me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 0.5 gramësh.

Menjëherë pas intervistimit, me urdhër të prokurori, i dyshuari është liruar, njoftohet përmes raportit të policisë./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU