Xhemajli: Gjatë këtij viti janë ndihmuar 556 raste me kompenzimin e barnave

0

 

Ndërkaq, shpenzimet për kompenzimin e barnave sillen në vlerë mjetesh prej 71 mijë e 675 eurosh, ka thënë drejtori Xhemajli.

Krahas shërbimeve tjera për qytetarët, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenjës Sociale në Gjilan merret edhe me kompenzimin e barnave për qytetarët që ballafaqohen me sëmurje të rënda dhe gjendje të rëndë sociale.

Selami Xhemajli, drejtor i kësaj Drejtorie për AL “GJILANI.INFO”, bëri me dije se kompenzimi i barnave për rastet e tilla bëhet në baza mujore duke theksuar faktin se numri i kërkesave për këso nevojash arrin diku përafërsisht në 110 raste brenda muajit, ku shumica prej tyre miratohen, gjë kjo e cila varet nga mundësitë bugjetore.

“Vetëm gjatë këtyre muajve të këtij viti kemi patur 765 kërkesa për kompenzim të barnave, ku prej tyre janë miratuar 565 kërkesa”, ka konfirmuar drejtori Xhemajli.

Sipas tij, thuhet se gjatë muajve të këtij viti janë ndihmuar gjithësejtë 565 raste, në vlerë mjetesh prej 71 mijë e 675 eurosh.

“Të gjitha mjetet e parapara në këtë Drejtori nga kategoria e subvencioneve, deri në fund të vitit do të shpenzohen për këto qëllime, si: pagesë të çeras për familjet që i përkasin kategorisë së gjendjes sociale, ndihma në forma të ndryshme për raste sociale si dhe skemën e kompenzimit të barnave”, ka thënë ndër tjerash drejtori Xhemajli./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU