SHMLP “Andrea Durrsaku”, përzgjedhet si bashkëpunëtore me ALLED2

0

 

Shkolla e mesme e lartë profesionale “Andrea Durrsaku”, është përzgjedhur në mesin e 20 shkollave në nivel vendi si bashkëpunëtore në realizimin e projekteve me ALLED2.

Programi “Harmonizimi i Arsimit dhe Aftësimit me Nevojat e Tregut të Punës” do të zgjasë tri vite dhe projektet që pritet të realizohen përmes këtij program janë të fushave të ndryshme:

-Praktika profesionale e nxënësve të shkollës me bizneset publiko-private
-Paisja e shkollës me paisje të ndryshme, varësisht nga nevojat dhe kërkesat e aktiveve profesionale
-Paisja e mësimdhënësve me literaturë profesionale.

I pari i komunës Qëndron Kastrati, u shpreh entuziast dhe falënderues për këtë përzgjedhje nga ALLEN2 .

“Harmonizimi i arsimit me nevojat e tregut ka rëndësi të madhe për të rinjtë dhe shoqërinë në përgjithësi” tha ai.

Poashtu, edhe drejtori i shkollës Qamil Qehaja u shpreh mirënjohës, ndaj të gjithë atyre që po u ofrojnë të rinjëve të Kamenicës mundësi të reja në fusha të ndryshme profesionale./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU