Mirësjellja

0

miresjellja 2

Mirësjellja është tërësia e fjalëve dhe veprimeve që ka urdhëruar feja dhe i ka pranuar logjika e shëndosh, të cilat bëhen për të gëzuar kënaqësinë e Zotit. Mirësjellja është një term që shpreh të gjitha cilësitë e bukura si: nderi, xhentilesa, delikatesa, drejtësia, urtësia, mëshira, dashuria etj. Mirësjellja dhe edukata janë të domosdoshme jo vetëm për të formuar një përsonalitet të përsosur, por janë kushte edhe për t’u bërë rob të mirë ndaj Krijuesit. Sa më shumë që njerëzit i japin rëndësi edukatës, aq më shumë zbukurojnë sjelljet. Librat e shejtë ua mësojnë njerëzve moralin dhe edukatën e mirë në çdo pikëpamje. Ato kanë për qëllim për t’i lartësuar njerëzit në çdo aspekt. Shumë çështje që kanë lidhje me edukatën, si për shembull: si të flasim e sillemi me të tjerët, me prindërit, dhe shumë tjera si këto. Të gjitha këto mund të mësohen në mënyrë të detajuar në librat shejte. ( KP )

PËRGJIGJU