Në Gjilan u mbajt turneu memorial ndërkombëtar në boks “Agim Rashiti”

0

 

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe në bashkëpunim me klubin e boksit “Drita”, të dielën është organizuar turneu memorial ndërkombëtar në boks “Agim Rashiti”.

Në këtë turne morën pjesë boksierët nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Bosnjë dhe Hercegovina.

Në fund, për më të mirët e këtij turneu, u.d. drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Deniza Limani, ka ndarë kupa e mirënjohje.

Ish-boksieri i Dritës, Agim Rashiti, ishte vrarë para 30 viteve nga forcat serbe, me 28 mars të vitit 1989, në oborrin e Spitalit Regjional të Gjilanit./GJILANI.INFO/

 

PËRGJIGJU