Nënshkruhet marrëveshja për edukim, arsimim dhe zhvillim në fëmijëri të hershme

0

 

Nazim Gagica, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan ka nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Qendrën për Shëbime Humane dhe Zhvillim në Kosovë, e cila bazohet në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi të cilat rregullojnë fushën e edukimit, arsimimit dhe zhvillimit në fëmijëri të hershme.

“Ne jemi pajtuar të bashkëpunojmë për të përmirësuar edhe më tutje jetën e fëmijëve dhe të familjeve të tyre, përmes implementimit të programit për zhvillim në fëmijëri të hershme, arsim gjithëpërfshirës dhe mbrojtje të fëmijëve, shëndetin dhe ushqyerjen. Mandej fuqizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të edukatoreve, mësimdhënësve dhe akterëve të tjerë në fushën e kujdesit dhe edukimit në fëmijëri të hershme”, ka thënë drejtori Gagica.

Sipas tij, Qendra për Shëbime Humane dhe Zhvillim në Kosovë do të ndihmojë gjithashtu edhe në kompletimin e Qendrës Bazë në Komunitet në Komunën e Gjilanit, me të gjitha paisjet e nevojshme për funksionimin e sajë./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU