Jerliu: Themelimi i shoqatës për fëmijët me impakt koklear ishte nevojë e domosdoshme

0

 

“Jemi mbledhur prindërit e më tepër se 100 fëmijëve me probleme të tilla dhe kemi hapur këtë shoqatë që t’i ndihmojmë njëri-tjetrit në këtë sfidë që duhet përballur ne si prindër, familje dhe shoqëri”, theksoi Avdyl Jerliu, kryetar i Bordit të Shoqatës për Fëmijë me Impakt Koklear.

Shoqata e Fëmijëve me Implant Koklear të Kosovës (SHFIKK) është organizatë jo qeveritare, me status jo fitim prurës që u themelua gjatë këtij viti nga prindërit dhe fëmijëve e individëve me implant koklear.

“Shoqata ka për qëllim ngritjen e dinjitetit si dhe për t’ua bërë me të lehtë jetën fëmijëve dhe individëve me implant koklear, por edhe familjarëve të tyre.”, ka thënë Jerliu, kryetar i Bordit të kësaj shoqate.

Sipas tij shoqata është themeluar për të avokuar dhe lobuar për të drejtat dhe respektimin e të drejtave të tyre, ngritjen e cilësisë së jetës dhe gjithëpërfshirje të plotë për këtë kategori fëmijësh në shoqëri.

“Misioni i saj është promovimi, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve me implant koklear në Kosovë, por me theks të veçantë për të ndihmuar ata në aspektin financiar dhe në çdo aspekt tjetër. Pra, për t’a lehtësuar jetën e këtyre fëmijëve dhe familjarëve të tyre”, tha Jerliu.

Ai tha se vizioni i shoqatës së fëmijëve me implant koklear është ofrimi i mundësive të barabarta në shoqëri për këta fëmijë duke respektruar plotësisht të drejtat e njeriut, diverzitetin njerëzor dhe identitetin e lindur për çdo person me aftësi të kufizuar. Krejt kjo për të kontribuar drejt përmirësimit të standardit të jetesës dhe zhvillimit në përgjithësi të personave me implant koklear si dhe ndihmesën e prindërve, familjarëve të tyre, për mos t’u ndjerë të vetëm në këtë sfidë që i ka përballur jeta.

“Implanti koklear është një paisje që vendoset përmes operacionit të fëmijët dhe personat me dëmtim të lartë të ndëgjimit. Kjo paisje elektronike mundëson kthimin e ndëgjimit të gjithë atyre që nuk kanë ndëgjuar fare që nga lindja apo edhe atyre që e kanë humbur ndëgjimin në forma të ndryshme. Ky operacion ka kosto të lartë për realizimin e tij, paisja bashkë me operacionin ka kosto nga 35,000.00€ – 40,000.00€. Pastaj shërbimet post operacionale kanë një kosto të lartë e cila sillet rreth 350€-400€ për një muaj. Dhe kjo formë e shërbimeve ndodhë përmes ofrimit të Logopedis dhe servisimit të pasjes ose aparatit të ndëgjimit dhe baterive që janë material shpenzues, trajtim ky që zgjatë për vite të tëra”, shpjegon Jerliu.

Sipas tij, duket se kosto është vështirë e përballueshme për çdo familje e lëre më për familjet kosovare me të ardhura të ulëta apo edhe mesatare.

“Jemi mbledhur prindërit e më tepër se 100 fëmijëve me probleme të tilla dhe kemi hapur këtë shoqatë që t’i ndihmojmë njëri-tjetrit në këtë sfidë që duhet përballur ne si prindër, familje dhe shoqëri”, theksoi ai.

Tutje thuhet se fëmijët që kanë nevojë për implant koklear, janë ata fëmijë që dëmtimin e dëgjimit e kanë shumë të lartë. Kjo nuk llogaritet sëmundje, por si një difekt i lindur apo i fituar pas lindjes që kërkon trajtim të veçantë, special dhe profesional.

“Këta fëmijë kanë nevojë për edukim cilësor që iu jep një autonomi thelbësore dhe i përgatitë për një jetë të pavarur prej të rrituri. Dhe për këtë Shoqata e fëmijëve me implant koklear kërkon ndihmë dhe mbështetje profesionale dhe financiare nga institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, mbështetjen e masave të gjëra të shoqëris kosovare si nga ndërmarrjet private ashtu edhe nga individët me gjendje të mirë financiare. Ndërkaq ka nevojë për dhënje të hapësirës mediale si nga televizionet, portalet, nacionale ashtu edhe nga ato lokale, që të promovohen kërkesat dhe nevojat e fëmijëve me implant koklear”, tha Jerliu./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU