Gëzuar Viti i Ri 2020!

0

 

Erdhi edhe ky Vit i ri!

Viti i Ri 2020, urojmë të jetë vit i mbarë për të gjithë! Le të jetë i mbarë, qoftë i mbarë, për të gjithë, e pruftë në shtëpi tona paqë e mbarësi! Qoftë një vit me të mira, për të gjithë, pa dallim.

Ky vit i ri dëshirojmë të jetë i të gjithëve, si është kështu festë për të gjithë!

Dëshira e gëzime kemi të gjithë, që jeta jonë të jetë e mbushur me të gjitha të mirat këtë vit që erdhi, që të jetë më i mirë se tjetri që shkoi.

Gjithë njerëzit përpiqen të punojnë e gjallërojnë, të drejtohen e të kthehen mbarë dhe viti i ri është festë për këtë!

Viti i Ri është gëzimi i fëmijëve! Më së shumti gëzohen fëmijët, sa më të vegjël që të janë dhe gjithmonë fëmijët dijtën më së miri ta presin Vitin e Ri, prandaj edhe për hatër të fëmijëve, le të përulen të gjithë të mëdhenjtë, e mos t’ua prishin festën të vegjëlve!

Festa më së miri mësohet prej fëmijëve si pritet, me paqtim zemre, të dëlirë e të paqtë, mu si ëndrra e përhershme për njeriun e rritur ideal. Fëmijët janë shembull si duhet të jetë njeriu!

Në kohë të hershme, kush e mba mend, kur kjo festë erdhi tek ne, shkruheshin “urime e
përshëndetje”, kartolina me pamje magjepëse, me ngjyra që ngazëllenin fëmijët e të rriturit, ku përshkruhej pritja e Vitit të Ri, me kaproj, saja, kumbona, zilke, degë pishe e shirita me ngjyra gjithfarëshe, pluhurosur me sprika të imëta të vezulloreve me lloj ngjyra!

Ato kartolina të festës së Vitit të ri shkruheshin, me urime përplot gëzime, e u dërgoheshin të dashurve me postë. Urimet e tilla ishin edhe përhapje e shkollës e diturisë, pasise fëmijtë duheshin atëherë ato urime t’i shkruanin vetë. Prindi ua jepte fëmijëve disa kartolina të tilla dhe fëmijët vetë i shkruanin, e mandej prindi i merrte, i fuste në qantë dhe i dërgonte në postë.

Ashtu ishte Viti i Ri deri vonë, kur ndryshoi, sepse ndryshuan njerëzit tek ne, por përsëri mbet ende më i fuqishmi ndër festat! Ishte dhe është por rast më i madhi i tregëtarëve per shitje të mallit me shumicë. Në zonën e Vitit të Ri mallrat qarkullonin dhe shiteshin gjithmonë dhjetë deri qind për qind më shumë, se tërë vitin.

Për këtë festë depot zbrazeshin e mbushehshin disa herë dhe tregtarët e pritnin tërë vitin që ta shitnin mallin e grumbulluar në depo. Edhe tani është kjo festë e këtillë, më së shumti i gëzohen tregtarët, që edhe tani ende u ndihmon në shitje e qarkullim, megjithë largimin me shumicë të popullsisë tek ne nga kjo festë, me arsyetim
se nuk është festë e jonë!

Viti i Ri është edhe festë përkujtimi jete, për kthimin në vete dhe mendimin për jetën që jetohet e kalon, -te i riu që shkon nga pjekuria, -e tek të pjekurit që shkon nga pleqëria. Në këtë kohë të vitit të ri njerëzia bëhen më seriozë, mendojnë më shumë, mësojnë çmimin e jetës dhe sidomos që është kohë dimri të ashpër, mendimet e njerëzve tani janë të thella dhe të bindshme!

Urojmë që Viti i Ri të na sjellë të mira, të mos na provojë me vuajtje, që synimet tona për mirë të arrihen, që të kemi të gjithë një jetë edhe më të mirë.

Urojmë që skamnorët të shpëtohen e të pasurit të ulen e të ndihmojnë, sepse pasuria kush e ka është e nevojshme për jetë të mirë por që ndan njerëzit dhe prishë vëllazërit.

Në dallime sociale nuk ka harmoni dhe ku nuk ndahet drejt, nisin e nuk ndalen armiqësitë.

Urojmë që Viti i Ri të jetë Vit i Kosovës, që vendi ynë –populli ynë të çlirohet sa më shumë nga vargojtë, që të kthehet paqa e liria nëmes njerëzve, që të qilen udhët për në botë për njerëzit tanë, sepse ka shumë që janë në zor të madh e që nuk kanë zgjidhje kurrfare. Le të qilen udhët e botës e njerëzit le të çlirohen, kush është ngusht.

Urojmë që politikanët të kthehen e ulen poshtë në popull, që të ndalen e mbushen mend dhe ne lutemi për ta!

Armiqtë qëndrojnë pas dere e presin të hyjnë brenda, e tanët harruan, e nuk
shohin, e nuk dëgjojnë, e nuk mendojnë, -pos si të arrijnë pushtetin dhe të pasurohen me çdo kusht, vetë për vete.

Kjo tokë, ky vend, ky popull, ka nevojë për liri edhe prej të vetëve dhe një jetë më njerëzore se që është tani. Gëzuar…!/GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU