Shkencëtarët deshifrojnë recetën babilonase, 4 mijë vite të vjetër

0

 

Një grup hulumtuesish ndërkombëtar me dije në histori kulinare, kimi dhe studime të shkrimit kuneiform kanë punuar për të rikrijuar tre prej recetave më të vjetra të shkruara të ruajtura në koleksionin e tabelave nga Babiloni në Universitetin e Yale, i cilësuar si arkeologji kulinare për të mësuar më shumë rreth kulturës së vjetër.

Por kuzhinierin është e pamundur ta pyesin për mangësitë e recetës, pasi ka 4 mijë që ka vdekur. Në vend të tij, një ekip prej shkollarëve ndërkombëtarë me dijeni në histori, kimi dhe shkrim antik po provojnë të rikrijojnë recetën.

Në Muzeun Peabody e Historisë Natyrore të Universitetit Yale, historiani ekspert i Asirianëve, Bajramovic i ka përkthyer këto tre tabela dhe që datojnë nga periudha prej 1730 para erës sonë të ruajtura me shkrimin kuneiform.

Njëra përmban udhëzime për përgatitjen e gjellës me mish qengji sesa një recetë e vërtetë.

“Përdoret mishi, përgatitet uji. Shtohet kripë e holluar, elb i terur, qepë, qepë perse dhe qumësht. Ndrydhni dhe shtoni pras dhe hudhër”.

Atë që hulumtuesit kanë zbuluar tregon evolucionin e gjellës me mish qengji që ende preferohet në Irak, e po ashtu edhe një vështrim në kohët e shkuara për shijen kulinare në Mesopotami, që shpalos edhe finesën e kuzhinës së para 4 mijë viteve tha kuratorja Agnete Lassen e Koleksionit babilonas të Yale.

PËRGJIGJU