Gjilan: Arrestohen dy persona pas të shtënave me armë

0

 

Policia në Gjilan ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjti kishin shtënë me armë zjarri.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 16 gëzhoja të kalibrit 9 mm, ndërsa në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, një pushkë karabinë, një armë automatike, dy pistoleta, dy shufra metalike, katër karikator, 1103 fishekë të kalibrave të ndryshme, 329 gëzhoja të kalibrave të ndryshme”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt

SHPËRNDAJE
Lajmi paraprakQyteti i Diellit
Lajmi tjetërSonte

PËRGJIGJU