Sami Salihu: Gjeneratat e reja të krijojmë kulturë komunikimi në mes vete

0

 

Vitin që lam pas u karakterizua me akuza dhe debate jo shumë përmbajtësore duke devijuar edhe deri në akuza personale.

Kjo ka bërë që të prezantojmë një pasqyrë jo të mirë për ata që kanë përcjell punën e kuvendit, ka thënë kështu gjatë një interviste kryesuesi i kuvendit, Sami Salihu. Shpresojmë që gjatë vitit 2020 gradualisht të gjitha palët të reflektojmë për diçka më të mirë, thotë Salihu.

Gjatë vitit 2019 pati edhe dy incidente fizike në mes të këshilltarëve të kuvendit veprime këto të cilat denohen nga kryesuesi i kuvendit i cili njëherit uron që në të ardhmen të mos përsëriten këto gabime.

Shqetësuese edhe më tej mbeten për drejtuesit e pushtetit lokal sjelljet e këshilltarëve të opozitës të cilët shpesh herë pikpamjet e veta i kanë shprehur me gjuhë ë vrazhdë. Gjeneratt reja të këtjë vendi duhet të krijojmë kulturë komunikimi në mes vete thotë për preshevacom, kryetari i kuvendit, Sami Salihu./presheva.com/

PËRGJIGJU