Përfundoi pjesa e parë, Kosova me shumë raste por nuk gjen dot golin

0

 

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore mes Suedisë dhe Kosovës me rezultat të barabartë 0:0.

Kombëtarja e Kosovës në futboll është duke zhvilluar një ndeshje tejet të mirë, ani pse në formacionin bazë janë shumë lojtar të rinj, të cilët më parë nuk kanë pasur fatin të luajnë për Kosovë.

Gjatë 45 minutave të parë, Kosova pati disa raste tejet të mira shënimi, por që nuk arriti ta gjej dot golin e epërsisë, ndërsa Suedia arriti të realizoj një gol I cili u anulua për pozicion jashtë loje.

Flamur Kastari dhe Fidan Aliti dështuan të shënonin golin e parë për Kosovën pas rasteve të mira të cilat i kishin para portës kundërshtare.

Kjo është ndeshja e parë në histori që zhvillohet mes këtyre dy kombëtareve.

Kujtojmë që ndeshja mes Suedisë dhe Kosovës, që ka filluar nga ora 15:45, po transmetohet drejtpërdejtë në RTK1.

PËRGJIGJU