Pagat, çmimet e artikujve dhe afatet !

0

 

Artikujt ushqimorë në rend të parë që i blejmë për çdo ditë, e që janë jetësorë, janë me çmime të larta në proporcion me mundësitë blerëse tek ne. Pas tyre edhe të gjithë artikujt tjerë, të çdo nevoje jetësore, njësoj kanë çmime të larta, shumë prej tyre edhe mbi çmimet në Europen perëndimore, përderisa pagat te ne edhe të atyre që i marrin janë dhjetë fish më të ulëta se te perëndimorët mesatarisht.

Vështirë është të kuptohet thirrja dhe ftesa për bashkësinë Europiane me këto paga që janë, e shumë të tjerë pa paga fare, kur nuk ka logjikë as në ekonomi e financa, as ka harmoni e logjikë barazimi që nuk mund të jetë, pasise në bashkësinë e re duhet të jetë më mirë se që është kështu tani te ne.

Pagat si janë nuk arsyetojnë vetën me asgjë, po në rend të parë në raport me çmimet, që janë jashtë krejt logjikës së bërjes së çmimeve, sidomos në sektorin privat. Nuk mund të llogaritet një mirëqenie dhe një thirrje për shkuarje para në politkë, pa harmonizim të sistemit të pagave.

Nëse mendohet të shkohet në Europë, duhet ajo Europa të përmendë edhe standardet humane të pagave, ku bashkësitë e reja që hyjnë në atë përbashkësi për të gjithë, duhet të kenë një mirëqenie dhe siguri sociale, përmes pagave.

Nuk mund të ketë anëtarësi në një bashkësi, me ndryshime, ku do të rradhiten të pasur dhe të varfër, e të varur.

Populli ka thënë se kur don të bësh një miqësi, kqyre mikun të jetë si e sa je ti, sepse
përndryshe kalon keq, sepse me të pasurin nuk mund të mbahesh, kurse me mikun e varfër ngushtohesh. Një bashkim dhe jetë e përbashkët kërkon edhe një rend të njëjtë social dhe pasuri përafërsisht. Më pas janë ligjet që mbrojnë këtë lloj përbashkësie.

Kështu pagat si janë, janë në disharmoni e disproporcion mundësishë me çmimet dhe kjo nuk kalon pa pasoja të përhershme.

Afatet ndërkaq janë krejt diçka e re që doli tani! Është vështirë të gjesh artikull dhe të jesh i sigurtë ser ka afat, edhe kur ka afat! Ka në artikuj llojlloj shtypje të afateve, mbi shkrime tjera-ku nuk mund të lexohet, a mungesë të gjysmës së shkrimit ku tregohet afati, a edhe nuk ka shtypje të afatit fare.

Dosido, në këtë kaos që pak duhet e vërehet, për njerëzit këtu vlen parimi, të gjendet secili si të mundet. Le të jetë i kujdesshëm secili që blen, le të kqyrë afatet së paku sa të mundet dhe të mos blej pa kujdes, sepse në pyetje për çdo ditë është shëndeti!/GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU