E pamja në popull tonë !

0

 

Jemi i vetmi popull në botë që e kemi “të pamën”, ose ngushëllimin publik e kolektiv!
E pamja do të thotë në popull tonë është një normë dokë që nuk rregullohet me ligje por që bëhet nga të gjithë sikur të ishte norma a dispozita kryesore a e parë e ligjit. E pamja kështu, e pa shkruar dhe e pambrojtur me ligj as tani, ka qenë dhe është edhe tani norma më e zbatuar në popull tonë.

Ligjet e përkrahin këtë normë sikur të ishte normë e rregullt juridike por duke kuptuar ata që kanë rast për të pame, që është në rast të vdekjeve. Në këto raste punëtorët marrin lirim nga puna për kohë të pamës dhe të tjerë njëherit qëshkojnë në të pame lirohen lehtë nga orari i punës për shkak të një të pame, për disa punëtorë të caktuar, me arsye.

E pamja është identiteti i shqiptarit –krahas gjuhës! Përveç gjuhës, shqiptari ka këtë identitet, sepse të këtillë nuk e ka asnjë popull në botë kështu. Te të gjithë të tjerët e pamja është dita e varrimit, ndeja në familje për përkrahje dhe zgjatë deri të kryhet varrimi, ku të gjithë i shprehin ngushëllimet familjes që ka rastin e të pamës –dhe me aq mbaron gjithçka.

Tek shqiptarët, përkundër dy mënyrave të besimit, si dhe mënyrës së tretë -mungesës së besimit, e pamja ka qenë gjithmonë dhe është akti më i lartë kolektiv i manifestimit të vullnetit për të gjithë.

Në të pame kështu shkojnë të gjithë, burra e gra, pleq e të rinjë dhe të gjithë kanë
njësoj një respekt të njëjtë të dyanshëm në të pame.

Kemi nga kohrat e vjetra shënime e burime historike, ku tregohet për ditët e zisë, prej tri deri në katërdhjetë ditë, por ato ditë në atokohë i kanë pasë ashtu –ditë zie, por jo të pame. Ka pasë por edhe të pame në ato ditë zie, mirëpo institucioni i të pamës nuk ka qenë të askush i aplikuar sikur normë kolektive dhe për të gjithë.

As me dy mënyrat e besimit nuk ka vend që kërkon të pamën si që e ka populli ynë dhe as që përmendet kund, as në kristianizëm –as në islamizëm. E pamja ka bërë vendin e vet për gjithë popullin vetëm tek populli ynë. Edhe në krizat më të rënda e në përçarjet më të mëdha, epamja nuk është ndalur.

Duke pasur këtë veti të virtytit më të lartit, populli ynë është mbi të gjithë sa i përket ndjenjës kolektive të përbashkësisë, me këtë edhe të respektit e nderimit të
Perëndisë, si që kërkohet në shkrim të Shenjtë.

Duke iu falënderuar këtij institucioni të pashkruar e të pa sistemuar në asnjë kod a ligj, por që ka vlerat më të lartat njerëzore, populli ynë ka ruajtur thelbin e vet të mbijetesës dhe identitetit. Kjo vlerë ka rënë në sy të botës dhe shumë autorë e përmendin, për të mirë –nga më të mirat, sepse mba një popull të tërë në unitet dhe arsye, i jep virtyt e fuqi dhe e bën individin të aftë për përballje me jetën.

Në të pame ka pasë në kohëra të vjetra, e deri para njiiqnd vjete, -tek disa grupe fisesh në malësitë, – edhe gjama e vajtime, ka pasë edhe të paguar me argat profesionistë e grupe që janë marrë me vajtime, por ato kanë qenë jashtë kodeksit moral të popullit tonë dhe si të tilla, sado që kanë mbijetuar kohë të gjatë, janë heqë.

E pamja ka qenë dhe ka mbetë kështu një karakteristikë popullore dhe tani nacionale tek ne, me fuqi karakteri kolektiv dhe me mbijetesë në vorbullën e mënyrave të ndryshme të besimeve të drejta e të shtrembëra, që kanë ardhë e vërshuar nga gjithë bota.

Dosido, të gjithë shqiptarët, pa marrë parasysh mënyrën e besimit, po edhe përkatësinë partiake, -që është edhe më paradoks për mirë, -në të pame nuk kanë kurrfarë kundërshtie nëmes vete, por të gjithë marrin pjesë në të pame!
Është e çuditshme kjo e mirë, e pakrahasueshme me diçka të tillë në botë, -që përbashkon gjithë popullin dhe e bën të njëjtë, në rast kur duhet të shkohet në të pame!

Ja një vlerë e dukshme dhe e fshehtë përnjëherë në popull te ne, që ndodhë çdo ditë dhe që kujtë nuk i mëteket ta njohë për së afërmi, në gjithë mrekullinë e saj!/GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU