Pushimi dhe rekreacioni për punëtorët-me rëndësi për motivim për punë!

0

 

Me ligj dhe me ligj nga ligji, a me nën ligje, e prej tyre mandej me rregullore, -pushimi dhe rekreacioni për punëtorët janë ndër të drejtat themelore.

Sa respektohet pushimi i punëtorëve te ne dhe sa respektohen punëtorët?

Te ne, mund të bisedohet me punëtorë kudo e kahdo, për këtë temë dhe të mësohet shpejt se pushimi e rekreacioni janë pak të respektuar. Ka një pushim standard themelor që u jepet punëtorëve, me nga një pjesë për tërë vitin, mirëpo një pushim si i e cekë ligji e rregulloret në punë, nuk jepet për punëtorët kurrë.

Ka pushim themelor dhe pushim me rekreacion, kur punëtorët dërgohen gjatë verës në det –e gjatë dimrit në banja, a në malësi në koloni turistike për rehabilitim e shëndet. Punëtorët punojnë me detyrë gjatë tërë vitit dhe për punë u duhet edhe rehabilitimi, forcimi i shëndetit, sidomos punëtorët që punojnë jashtë objekteve. Kjo ceket me ligje e rregullore veçmas.

Krahas ushqimit më të pasur, punëtorëve u ndahet edhe një rekreacion në natyrë, në det, a në banjë dhe kjo kohë kapë një dhjetëditësh sëpaku. Mandej pushim bashkë ka lezetin e vet dhe në këtë duhet pasur shumë kujdes nga ata që mbajnë kompani e vende pune në ndërtimtari sidomos.

E mira nga pushimi dhe rekreacioni është e mirë edhe për kompanitë, sepse shëndeti i mirë sjell edhe probleme në minimum në punë.

Sidomos pushimet kolektive me grupe, me rend, kanë shumë efekt tek punëtorët, për çka ata që mbajnë kompanitë duhet të kenë një vëmendje të shtuar dhe me kujdes, që të kenë një respekt përbrenda nga punëtorët dhe të kultivojnë motivimin për punë.

Motivimi për punë është temë e veçantë, që studiohet dhe në të cilën temë bëhen masterë e disertacione, duke ditur rëndësinë e motivimit të punëtorëve në punë në kompanitë. Motivimi për punë vjen nga sjelljet humane përbrenda kompanive, si në stafin udhëheqës, si në punëtorët tjerë dhe një kompani dallon nga tjetra mu nga kultivimi i motivimit për punë në kompani.

Të arrihet sukes i madh duhet të aplikohen të gjitha veçoritë e motivimit për punë dhe në punë dhe sukseset e mëdha vijnë nga klima e shëndoshë në kompani.

Kompanitë e mëdha botërore, koncernet e korporatat kanë vende të veta në dete të botës, kanë plazhet e veta dhe qytetet e veta, ku dërgojnë punëtorët gjatë tërë vitit, me shpenzime të kompanisë!

Të mësojmë nga të tjerët, nga të suksesshmit, -nga ata që kanë ditë gjithmonë përgjatë tërë hisorisë, si të bëjnë pushtet e shtet, -dhe punë e udhëheqje të suksesshme!/GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU