Telefonat e mençur Samsung Galaxy në mesin e pajisjeve më të vlerësuara

0

 

Në një përmbledhje të vitit që lamë pas, mund të thuhet padyshim se 2019 ishte viti i gjigandit të telekomunikacionit, Samsung Electronics.

Smartfonët Galaxy u lavdëruan si pajisjet më të mira të vitit nga mediat dhe agjensi të ndryshme të vlerësimit të teknologjisë konsumatore.

Samsung Galaxy S10 morri ditë më pare çmimin më të lartë industrial DisplayMate të klasës A +, me 100% vlerësime të shkëlqyera në të gjitha kategoritë. Galaxy S10 + mori gjithashtu vlerësime shumë të larta edhe për Ekranin Quad HD + AMOLED Infinity-O Display 6.4”, i cili kontribuoi në përfshirjen e tij në listat më të mira“Best Of”që vlerësojnë telefonat inteligjentë më të mirë të vitit 2019.

2019 ishte gjithashtu një vit i shkëlqyer edhe për pajisjen  Samsung Galaxy Note10+. Pasi fitoi çmimin “Ekrani më i mirë për Smartphone” nga DisplayMate, Note10+ mori vlerësime të vazhdueshme pozitive edhe në të gjitha vlerësimet tjera mediatike. Ai u konsiderua si një ndër pajisjet më të mira të vitit 2019, duke u vlerësuar jo vetëm për ekranin e tij, por edhe përparësitë dhe multifunksionalitetin e lapsit të tij të famshëm S Pen. Galaxy Note10 + mori gjithashtu rezultatin më të lartë të vitit në një test të kryer nga përcaktuesit e pavarur të Standardeve DxOMark. Testi, që krahasoi performancën e kamerave me dritë të ulët të katër smartfonëve më të shitur, renditi të parin Galaxy Note10+ 5G në kategorinë Ultra Wide për kamerat më të mira të Smartphone për vitin 2019. Galaxy Note10+ 5G gjithashtu mori vlerësimin prej 99 pikësh për kamerën e përpame dhe 117 pikë për kamerën kryesore.

Në rezultatet e testeve të publikuara nga Shoqata e Konsumatorëve “Which?”, Galaxy S10 5G zuri vendin e parë, i pasuar nga Galaxy Note10+ 5G dhe Galaxy S10+ të cilët janë të vetmit smartphone që kanë arritur një rezultat prej 90% ose më shumë Madje, as aksesorët audio nuk mbeten prapa. Galaxy Buds u renditën të parët në kategorinë e kufjeve wireless me gjithsej 86 pikë, duke marrë një vlerësim “Excellent” në kategorinë e cilësisë së tingullit nga organizata e pavarur Consumer Reports.

PËRGJIGJU