Arifi: Presheva duhet të jetë pjesë e bisedimeve Kosovë-Serbi

0

 

Në një intervistë për Zërin e Amerikës kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi thotë se e përkrah vendimin e qeverisë së Kosovës për tarifat ndaj Serbisë, por shtoi se kjo e ka dëmtuar Preshevën ekonomikisht si dhe në aspektin social.

Ai tha se e ardhmja e Luginës së Preshevës varet nga dialogu Kosovë-Serbi dhe se ai dëshiron që dialogu për çështjen e tarifave të vazhdojë.

Arifi vuri në dukje gjithashtu se përfaqësimi i deritanishëm i shqiptarëve në legjislativin serb ka qenë formal dhe jocilësor.

PËRGJIGJU